Mexhiti: Së shpejti me lajme të mira, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe

Edhe kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë lajme të mira, sa i përket dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Njejtë sikurse edhe Kasami, Mexhiti shkruan se për këtë çështje shumë shpejt do të ketë lajme të mira.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe!
Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Mexhiti.
Siç dihet përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri që nga momenti i aktualizimit të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kanë premtuar se do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, duke e bërë të qartë se kjo problematik, e cila ka mbetur pa u zgjidhur për vite me radhë do të ketë epilog përfundimtar.



