Kasami: Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, së shpejti me lajme të mira

Bashkëkryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në rrjetin social facebook ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë lajme të mira, sa i përket dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe!
Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Kasami.
Siç dihet përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri që nga momenti i aktualizimit të çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kanë premtuar se do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, duke e bërë të qartë se kjo problematik, e cila ka mbetur pa u zgjidhur për vite me rradhë do të ketë epilog përfundimtar.
Kujtojmë se sot koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata nuk do të lejojnë që rinia të përdoret për agjenda politike trë BDI-së.
“Provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe të gjitha çështjet që këta karrigaxhinj i kanë lënë përgjysmë, VLEN do t’i rregullojë me përgjegjësi”, thuhet në komunikatëne VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button