220 motoristë pritet të parakalojnë në rrugët e Shkupit, në mision humanitar për shëndetin e burrave

Ngjarja më e madhe globale humanitare për motoristë, “The Distinguished Gentleman’s Ride”, këtë vit shënon edicionin e saj të 11-të në Shkup, si pjesë e lëvizjes botërore që bashkon adhuruesit e motoçikletave klasike dhe stilit elegant me qëllim ngritjen e vetëdijes për shëndetin e burrave.

Sipas organizatorëve, sot pritet që në rrugët e kryeqytetit të parakalojnë më shumë se 220 motoristë të “veshur me stil” me motoçikletat e tyre klasike, duke i dhënë aktivitetit sharmin dhe atraksionin e tij të veçantë vizual.

Ngjarja, që organizohet në Shkup që nga viti 2016, është pjesë e një iniciative globale që deri më tani ka mbledhur mbi 60.5 milionë dollarë për luftën kundër kancerit të prostatës dhe ngritjen e vetëdijes për shëndetin mendor të burrave. Në këtë lëvizje kanë marrë pjesë mbi 340 mijë persona në më shumë se 121 shtete dhe 1.070 qytete në mbarë botën. Edicioni i Shkupit deri më tani ka kontribuar me mbi 24 mijë dollarë.

Motoçikletat elegante dhe paraqitja e veçantë e pjesëmarrësve mbeten simboli dallues i këtij eventi edhe këtë vit, duke promovuar qëllimet kryesore të aktivitetit – ngritjen e vetëdijes te popullata mashkullore dhe grumbullimin e mjeteve për përballjen me sfida serioze shëndetësore dhe shoqërore.

Nga “Gentleman’s Crew Skopje”, organizator i ngjarjes, shprehën mirënjohje për pjesëmarrësit, partnerët dhe miqtë, të cilët, siç theksojnë, kontribuojnë që “The Distinguished Gentleman’s Ride – Skopje” çdo vit të tejkalojë rezultatet e mëparshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button