Trump përballet me presion të madh politik për luftën me Iranin, ndërsa rriten çmimet e karburanteve në SHBA

Donald Trump përballet me presion të madh politik lidhur me luftën ndaj Iranit, në një kohë kur çmimet e karburanteve në Shtetet e Bashkuara po rriten ndjeshëm.

Lufta ndaj Iranit mbështetet nga më pak se gjysma e amerikanëve në pothuajse çdo sondazh që është zhvilluar.

Në shumë raste, mbështetja sillet në intervalin 30 deri në 40 për qind – një nivel i ngjashëm me atë që kishte Lufta e Vietnamit ndër amerikanët në fundin e saj. Kjo nuk është një administratë që aktualisht po përfiton nga një valë popullariteti.

Çmimet e benzinës janë mbi 4.50 dollarë për gallon (3.7 litra; rreth 1.19 dollarë për litër); një nivel i lartë për SHBA-në dhe dukshëm më i lartë se në fillim të luftës. Në Kaliforni, një shtet që importon shumicën e naftës, çmimet kanë kaluar mbi 6 dollarë për gallon (rreth 1.59 dollarë për litër).

Kjo po i godet rëndë amerikanët në financat e tyre personale. I pyetur për këtë çështje, Trump u shpreh se nuk po mendon për gjendjen financiare të amerikanëve, por për faktin që Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Kjo deklaratë u transmetua vazhdimisht në televizionet amerikane, duke nxitur reagime të forta tek qytetarët që janë të shqetësuar për situatën e tyre ekonomike.

Pikërisht për këtë arsye, Partia Republikane e Trumpit përballet me presion të madh në zgjedhjet e ardhshme të ndërmjetme, ku ai mund të humbasë kontrollin në të dy dhomat e Kongresit. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button