VLEN: Rikthehet funksionaliteti i plotë i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, hap i ri për fuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit

Për vite me radhë, Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive është lënë në margjinë. Është defaktorizuar nga qasjet e BDI-së. Roli i tij është zbehur. Ka humbur peshën reale në vendimmarrje, edhe pse buron nga Marrëveshja e Ohrit.
Sot kjo ndryshon. Në krye të Komitetit është zgjedhur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi. Ai do t’i prijë një faze të re. Një faze me funksion të plotë dhe përgjegjësi të qartë institucionale.
Komiteti nuk do të jetë më formalitet. Do të jetë organ aktiv. Ai do të jetë mekanizëm funksional, me vendimmarrje të gjallë dhe me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës, arsimin dhe kulturën, duke garantuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimit të Badinterit.
VLEN i jep fund qasjes së neglizhimit institucional. Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të zbatohet me seriozitet të plotë. Barazia institucionale nuk do të mbetet më vetëm në letër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button