Ekspozitë dhe homazhe për Boris Trajkovskin në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvend është hapur ekspozita “Jeta dhe vepra e Boris Trajkovskit përmes fotografive”, ku është bërë edhe zbulimi solemn i portretit të ish-presidentit Boris Trajkovski.
Gashi ka theksuar se përmes fotografive dhe artit është rikujtuar figura e Boris Trajkovskit, të cilin e ka cilësuar si simbol të paqes, dialogut, tolerancës dhe humanizmit.
“Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë që të ndërtojmë një shoqëri me më shumë respekt, unitet dhe mirëkuptim”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka shprehur mirënjohje për Fondacioni Boris Trajkovski, autores së portretit Valbona Atanasovska dhe të gjithë kontribuuesve në realizimin e ngjarjes, të cilën e ka cilësuar si një event dinjitoz.



