Ditë e rëndë për Shqipërinë: gati dorëzimi zyrtar te sionistët!

Kryediplomati i Izraelit, Gideon Sa’ar, mbërrin sot në Tiranë në një vizitë zyrtare me synimin për të nënshkruar një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi mes dy qeverive.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të lidhë kontrata të drejtpërdrejta me ndërmarrje izraelite në fusha me rëndësi jetike si mbrojtja kibernetike, zhvillimi teknologjik, bujqësia, ujërat, energjia dhe shëndetësia.

Gjatë këtij udhëtimi, zyrtari izraelit do të pritet në takime nga kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme izraelite e ka vlerësuar lart lidhjen me Tiranën, duke përmendur vendimin e Shqipërisë për ta shpallur Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste dhe dënimin e sulmeve të Hamasit.

Por prapa fjalëve të bukurpërveshura për “zhvillim” dhe “përparim”, kjo kthesë e ngutshme e diplomacisë së qeverisë Rama përbën një hap me pasojë të rënda për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Afrimi me regjimin gjenocidist të Benjamin Netanyahut nuk buron nga nevojat e popullit shqiptar, por shërben si një mburojë politike për vetë Ramën.

Kryeministri kërkon mbështetjen e lobeve të fuqishme ndërkombëtare për të mbajtur pushtetin, duke e kthyer vendin tonë në një shesh eksperimentesh për interesat e huaja izraelite.

Së pari, lënia e fushave më kryesore – si ujërat, energjia, bujqësia dhe veçanërisht mbrojtja e të dhënave – në duart e kompanive izraelite krijon një varësi të rrezikshme, sepse i jep një fuqie të huaj çelësat e bazave tona kombëtare.

Së dyti, rreshtimi i Tiranës krah një qeverie që akuzohet botërisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut ia ul rëndë dinjitetin Shqipërisë në sy të botës dhe shkel traditën tonë të hershme të paanshmërisë dhe mbrojtjes së së drejtës.

Së treti, depërtimi i thellë i ndikimit dhe agjencive rrezikon ta fusë Shqipërinë në zjarret e përplasjeve të mëdha botërore, duke prishur marrëdhëniet me miq historikë e fqinjë dhe duke na ekspozuar ndaj rreziqeve të reja.

Në fund, nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla pa asnjë transparencë për publikun është një nënshtrim ndaj interesave sioniste, ku pasuria dhe e ardhmja e vendit vihen në shërbim të të tjerëve, duke e kthyer sovranitetin e Shqipërisë në një mall që shitet e blihet. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button