Lajçak: Koha për t’u ripërqëndruar plotësisht në hapat e ardhshëm të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një postim në Facebook ka shkruar për takimet që pati gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Lajçak ka prekur temën e Ballkanit Perëndimor dhe mundësinë e anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkim Evropian.
“Momenti aktual për zgjerim është real, por edhe jemi të vetëdijshëm, në politikë, një moment nuk zgjatë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tash është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë moment në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do ta humbim”, ka shkruar Lajçak.
Ai po ashtu a shtuar se është koha për ripërqëndrim të plotë në hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë – Serbi.
“Tash është koha për t’u ripërqëndruar plotësisht në hapat e radhës në dialog”, ka shkruar Lajçak.



