Xi paralajmëroi Tajvanin në prezencë të Trump, reagon qeveria e ishullit me urgjencë

Tajvani është kthyer në një nga temat më të ndjeshme të diskutimit mes dy superfuqive botërore gjatë takimit mes presidentit kinez Xi Jinping dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump në Pekin.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, Xi ka përsëritur qëndrimin e Kinës ndaj Tajvanit, duke paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje të jashtme në çështjet që Pekini i konsideron si punë të brendshme.

Zhvillimet janë ndjekur me vëmendje të lartë nga autoritetet në Taipei. E pyetur për samitin Trump-Xi, zëdhënësja e qeverisë tajvaneze, Michelle Lee, deklaroi se Tajvani mbetet mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.

“Ne vlerësojmë pohimin e përsëritur të mbështetjes së SHBA-së për Tajvanin”, tha Lee, sipas agjencisë Reuters.

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit kanë mbetur të larta në vitet e fundit, ndërsa Pekini vijon ta konsiderojë ishullin pjesë të territorit të tij dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ribashkim. Nga ana tjetër, SHBA vazhdon të mbështesë Tajvanin në aspektin politik dhe ushtarak, duke e konsideruar stabilitetin në rajon si kyç për sigurinë globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button