Policia e Kosovës gjen plumba dhe uniformë me simbole të Serbisë në Zubin Potok

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës kanë gjetur një sasi të madhe të plumbave dhe një uniformë me simbole të Serbisë në veriun e banuar me shumicë serbe, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një aksioni në Komunën e Zubin Potokut, policia gjeti 297 fishekë dhe një uniformë.

Policia bëri të ditur se plumbat dhe uniforma janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok.

Policia njoftoi se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button