Trump ndan një imazh që e përshkruan Venezuelën si “Shteti i 51-të”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndau një postim në llogarinë e tij Truth Social të shtunën, ku shfaqej një hartë e Venezuelës e mbuluar me flamur amerikan dhe e etiketuar si “Shteti i 51-të”, transmeton Anadolu.

Postimi erdhi një ditë pasi presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, hodhi poshtë idenë që vendi të bëhej një shtet tjetër i SHBA-së, pas vërejtjeve të Trumpit se ai po “e shqyrtonte seriozisht” këtë veprim.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë integritetin, sovranitetin, pavarësinë, historinë tonë, e cila është një histori lavdish burrash dhe grash që dhanë jetën e tyre për t’u siguruar që ne të mos ishim koloni, por vendi ynë i pavarur”, tha Rodriguez.

Komentet e saj erdhën pasi Trumpi tha në një intervistë për “Fox News” se po shqyrtonte mundësinë që Venezuela të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së.

Pas kapjes së ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga shtëpia e tij në Karakas dhe transferimit të tij në SHBA më 2 janar, Trumpi ka thënë vazhdimisht se “po shkon shumë mirë me Venezuelën”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button