Norvegji, 3 turistë gjenden të vdekur pas zhdukjes së varkës së tyre

Tre turistë u konfirmuan të vdekur sot pasi varka e tyre e argëtimit u zhduk gjatë natës pranë komunës Smola në distriktin Nordmore të Norvegjisë, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit NRK, tre turistët u raportuan të zhdukur pasi shkuan për peshkim me një grup dhe nuk u kthyen në vendin e rënë dakord në kohë.

Një operacion kërkimi nisi dhe më vonë ata u konfirmuan të vdekur nga autoritetet lokale, ndërsa kombësitë e tyre nuk janë zbuluar, sipas raportit.

Besohet se varka është përmbytur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button