Ka filluar programi i trajnimit të ciklit të tretë të projektit “Green Lens” i Agjencisë Anadolia

Hapja e programit dhe trajnimi i tretë po mbahen në Agjencinë Anadolia (AA), në kuadër të projektit që organizohet nën koordinimin e AA, me mbështetjen e Bashkimt Europian dhe Agjencisë Kombëtare Turke, si dhe me pjesëmarrjen e Universitetit të Ankarasë – Qendra Jurudike e Çështjeve Detare, organizatës franceze Station de Jeunesse, Institutit POLIS nga Maqedonia e Veriut, organizatës rumune EDITURA ERUYSAL SRL dhe me kontributin e TIKA-s.

Në fjalën e tij në hapjen e programit, drejtori i Analizave Strategjike, Bilgay Duman, deklaroi se klima dhe mjedisi po e shtojnë vazhdimisht ndikimin e tyre në shumë fusha.

Ai tha se me këtë trajnim synohet ngritja e vetëdijes për mjedisin dhe klimën, duke shtuar se programi është organizuar për të përditësuar njohuritë lidhur me hapat që po ndërmerren në këto çështje.

Duman falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e trajnimit.

Edhe menaxheri i projektit në Zyrën për Strategji dhe Menaxhim të Projekteve, Hakan Güvenlioğlu, dha informacione rreth projektit.

Güvenlioğlu theksoi se projekti është një nga nismat e para në botë në fushën e gazetarisë mjedisore dhe se Agjencia Anadolu është krenare që ka hedhur themelet e një projekti të tillë.

Duke rikujtuar se në botë ekzistojnë fusha të specializuara si gazetaria e luftës dhe gazetaria sportive, ai nënvizoi se synimi i tyre është që edhe “gazetaria mjedisore” të shndërrohet në një fushë profesionale.

Güvenlioğlu shtoi se projekti është gjithashtu një projekt bashkëpunimi dhe afrimi, që synon të rrisë lëvizshmërinë dhe ndërveprimin mes të rinjve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button