Nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”, Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Evropës

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Qeveria sot organizon një ceremoni solemne nën sloganin “Fitorja, Parimet dhe Vlerat”.
Dita e Evropës në vend festohet me një fushatë që do të zgjasë gjithë muajin maj. Fillimi i fushatës “Maj – Muaji i Evropës” u shënua të hënën nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali, së bashku me Ambasadorin e BE-së në vend, Mihail Rokas, ambasadorë të tjerë të vendeve evropiane, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendase.
Me këtë iniciativë, Qeveria synon të shkojë përtej festimit tradicional të Ditës së Evropës më 9 maj dhe ta shndërrojë të gjithë muajin maj në një platformë të përbashkët për promovimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e tij me qytetarët.
Delegacioni i BE-së në vend do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore të këtij viti me rastin e Ditës së Evropës në Parkun e Qytetit në Shkup sot, e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.
Programi i Ditës së Evropës 2026, nën sloganin “Evropa jonë. Së bashku më të fortë”, organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti i Shtëpisë së Evropës dhe ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.


