Sali në Ditën e Evropës: Liria dhe paqja janë vlera themelore

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka përkujtuar 9 Majin – Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizmit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së demokracisë, lirisë dhe paqes si vlera themelore të shoqërisë.

Sali njoftoi se aktiviteti u shënua së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ambasadorin e BE-së Michalis Rokas.

“Kjo ditë na përkujton se demokracia, liria dhe paqja janë vlera që duhet t’i ruajmë dhe t’i forcojmë çdo ditë”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se sakrifica e brezave të mëparshëm mbetet frymëzim për të vazhduar rrugën drejt një shoqërie më demokratike dhe me perspektivë evropiane për vendin.

“Sakrifica e brezave të mëparshëm mbetet frymëzim për të vazhduar rrugën drejt një shoqërie më demokratike, me më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe perspektivë evropiane për vendin tonë”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button