Tragjedi në Itali: Maqedonasja vritet nga bashkëshorti, autori arrestohet te varri i djalit

Një tragjedi familjare ka tronditur Piacenza-n në Itali, ku 55-vjeçarja maqedonase Milena Vitanova është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj me disa plagë nga goditjet me thikë.

Sipas mediave italiane, bashkëshorti i saj, Hako Vitanov, ka pranuar përmes telefonit se e ka vrarë atë, pas së cilës është larguar nga vendi i krimit. Policia e gjeti atë më vonë pranë varrit të djalit të tyre të ndjerë, Metodij, dhe e arrestoi.

Në banesë është gjetur një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në vrasje. Hetimet po vijojnë për përcaktimin e motiveve dhe rrethanave të kësaj tragjedie.

Fëmijët e familjes nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e sulmit dhe janë në një vend të sigurt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button