Nga korriku, makinat do të jenë më të shtrenjta deri në 1,500 euro

Ky është zbatimi i plotë i Direktivës së BE-së 2019/2144, e njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Sigurisë.
Me përfundimin e periudhës së tranzicionit, nga korriku asnjë makinë e re nuk mund të regjistrohet në Evropë nëse nuk i plotëson të gjitha standardet e reja të sigurisë, pavarësisht se kur është projektuar modeli.
Kjo do të thotë që shumë platforma të vjetra dhe modele më të lira do të duhet t’i nënshtrohen përmirësimeve shtesë teknike për të qëndruar në treg.

