Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Panairin e Shkencës 2026: Arsimi dhe teknologjia, çelësi i së ardhmes

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Panairin e Shkencës 2026, ku të rinjtë prezantuan projekte dhe ide inovative në fusha të ndryshme.
Sali theksoi se investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen, duke vlerësuar potencialin e të rinjve për zhvillimin e vendit.
“Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen. Sot mora pjesë në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë, ku të rinjtë prezantuan ide dhe zgjidhje që dëshmojnë potencialin tonë për zhvillim. Arsimi, shkenca dhe teknologjia janë themeli i progresit ekonomik dhe i së ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.



