Abdixhiku paralajmëron se ish-presidentja Osmani do të garojë me LDK-në më 7 qershor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 të garojnë së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmanin, transmeton Anadolu.

“Bashkëpunimi ynë është me një listë të përbashkët brenda LDK-së. S’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së, mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera, tash po flasim për një bashkëpunim brenda LDK-së”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka përgënjeshtruar raportimet se Osmani ka vendosur paraprakisht kushte për bashkëpunim me partinë që ai udhëheq.

“Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe kjo nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka bërë të ditur se në parti janë dakorduar që këtë të shtunë të thërrasin Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar proceset që kërkohen për t’u certifikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë vite më parë pjesë e LDK-së por ajo bashkëthemeloi partinë “Guxo” me të cilën hyri në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ku edhe u zgjodh më pas presidente nga viti 2021 deri në prill të vitit 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button