Raport: Kostoja e jetesës dhe teknologjia po nxisin nivele rekord të skllavërisë moderne në Britani

Rritja e kostos së jetesës dhe përparimet në teknologji po nxisin nivele rekord të shfrytëzimit në Mbretërinë e Bashkuar, tregoi një raport i publikuar të hënën, transmeton Anadolu.

Raporti nga zyra e Komisarit të Pavarur Kundër Skllavërisë (IASC) tha se më shumë se 23.000 viktima të mundshme të skllavërisë moderne janë referuar tek autoritetet monitoruese në vitin 2025, një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e e mëparshëm dhe shifra më e lartë e regjistruar.

Raporti paralajmëroi se trafikimi i qenieve njerëzore, puna e detyruar dhe shfrytëzimi seksual mund të bëhen më të vështira për t’u zbuluar në vitet e ardhshme pa masa urgjente kundër rrjeteve kriminale.

BBC raportoi se më shumë se një e pesta e viktimave të mundshme vitin e kaluar ishin shtetas britanikë, grupi më i madh, të ndjekur nga shtetas eritreas me 13 për qind dhe shtetas vietnamezë me 9 për qind.

Eleanor Lyons, e emëruar si IASC në tetor 2023, ka thënë se gjetjet tregojnë “se si shfrytëzimi po prek gjithnjë e më shumë njerëzit brenda Mbretërisë së Bashkuar”.

“Format më tronditëse të shfrytëzimit po bëhen më të përhapura në këtë vend dhe po evoluojnë më shpejt sesa ne mund të reagojmë”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për BBC Radio 4, Lyons tha se “kryesisht janë djem dhe vajza britanike që po shfrytëzohen nga kriminelët”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button