Irani paralajmëron: As nuk kemi filluar në bllokimin e Hormuzit

Kryenegociatori i Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara paralajmëroi të martën se vendi i tij “as nuk ka filluar” ende me veprimet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

Në një reagim në platformën X, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili njëkohësisht mban edhe postin e kryetarit të parlamentit iranian, deklaroi se vazhdimi i situatës aktuale është i papranueshëm për SHBA-të.

Ai theksoi se veprimet e Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të saj kanë rrezikuar sigurinë e transportit detar, duke shtuar se “prania e tyre keqdashëse do të zvogëlohet”, në një sinjal të qartë për tensionet në rritje në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button