Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, hapi aktivitetet për Ditën e Evropës 2026 në Manastir

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sonte në Manastir mori pjesë në hapjen e kalendarit të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës 2026, me koncertin e FAME’S Orchestra, duke shënuar fillimin simbolik të “Majit – Muajit të Evropës”.

Sali theksoi se muzika është një urë që bashkon njerëzit dhe rikujton se Evropa nuk përfaqëson vetëm politika dhe procese, por edhe vlera të përbashkëta, kreativitet dhe afrim mes qytetarëve.

Ai potencoi se gjatë gjithë muajit do të realizohen aktivitete në komuna të ndryshme të vendit, me qëllim afrimin e frymës dhe vlerave evropiane më pranë qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button