Ish-aleatja e Trumpit, Taylor Greene, kritikon financimin amerikan të “mizorive” izraelite

Ish-kongresistja amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump për financimin e asaj që ajo i quajti “mizori” izraelite.

“Të krishterët amerikanë duhet të flasin!!!” shkroi Greene, duke ripublikuar kritikat ndaj shkatërrimit të objekteve të krishtera nga Izraeli në fshatin libanez Yaroun. “Amerika nuk mund të heshtë dhe duhet të ndalojë financimin e Izraelit për të kryer atroci të tilla!!!”, deklaroi ajo.

Greene, e cila vazhdon të mbetet një zë me ndikim në mesin e konservatorëve amerikanë edhe pas largimit nga Kongresi në janar, dikur konsiderohej një nga mbështetëset më të forta të Trumpit. Megjithatë, marrëdhëniet mes tyre u përkeqësuan për shkak të mënyrës së trajtimit të skandalit Jeffrey Epstein dhe mbështetjes së Trumpit për veprimet ushtarake izraelite në Lindjen e Mesme.

Kritikat e saj ndaj Trumpit pasqyrojnë gjithashtu shqetësimet në rritje brenda lëvizjes MAGA për politikën e tij të jashtme agresive. Së fundmi, të krishterë amerikanë kanë reaguar ashpër edhe ndaj publikimit të një fotografie ku një ushtar izraelit shihej duke shkatërruar një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button