Pesë persona humbin jetën në rrëzimin e një avioni të vogël në Teksas

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua vonë mbrëmë në shtetin amerikan Teksas, transmeton Anadolu.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se një avion i tipit Cessna 421C u rrëzua rreth orës 23:35 me kohën lokale, me pesë persona në bord, të cilët të gjithë humbën jetën në aksident.

Gjykatësi i qarkut Hays, Ruben Becerra, tha në rrjetet sociale se ekipet e emergjencës reaguan ndaj raportimeve për një avion të rrëzuar në qytetin Wimberley, rreth 64 kilometra në jugperëndim të Austinit.

Sipas informacioneve paraprake, tha Becerra, avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë para rrëzimit, duke shtuar se identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

Zyrtarët thanë se nuk ka indikacione për përplasje në ajër.

Autoritetet thanë se transmetuesi emergjent i avionit kishte dërguar një sinjal shqetësimi para rrëzimit dhe kontrollorët e trafikut ajror njoftuan shërbimet e emergjencës.

Bordi Kombëtar për Sigurinë në Transport (NTSB) dhe FAA kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit qëndruan në vendngjarje gjatë natës derisa vazhdonin operacionet e kërkim-shpëtimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button