Champions, Kvara para Bayern: Jemi PSG, mund të bëjmë gjëra të mëdha

Khvicha Kvaratskhelia, sulmuesi i PSG, në konferencë për shtyp para Champions, u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Bayern.
“Janë në momentin e tyre më të mirë, por ne jemi PSG dhe në këto vite kemi treguar se për në asgjë nuk është e pamundur. Jemi të aftë për të mposhtur këdo në fushë. Do të japim gjithçka në të dy ndeshjet”, tha Kvaratskhelia.
I pyetur mbi humbjen që i shkaktoi Bayern-i ekipit të PSG-së në fazën e parë, gjeorgjiani tha: “E mbaj mend atë ndeshje, ne nuk ishim kaq mirë sa ç’jemi tani. Në atë takim kishim shumë të dëmtuar, por në pjesën e dytë treguam se mund të bënim edhe më mirë”.
25-vjeçari u pyet edhe nëse kishte bërë përgatitje specifike pasi përballë do të ketë një portier si Manuel Neuer. “Manuel është një legjendë. Përballë tij është e vështirë të shënosh, por ne e kemi bërë diçka të tillë më parë. Edhe nesër (të martën) do të na duhet që të bëjmë të njëjtën gjë”.



