Mexhiti me të rinjtë e Çairit në Panairin e Librit në Shkup: Libri bashkon ide dhe energji rinore

Kryetari i Çairit dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndarë një postim nga vizita e tij në Panairi i Librit në Shkup, ku u shfaq i shoqëruar nga të rinjtë e komunës, transmeton Zyrtare.

Në një atmosferë që ai e përshkroi si bashkim të “republikës së ideve” me energjinë e aktivizimit rinor, Mexhiti theksoi rëndësinë e këtij eventi kulturor për qytetin dhe qytetarët.

Sipas tij, panairi që po mbahet nga 23 deri më 29 prill në Arena Boris Trajkovski, ka mbledhur rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë, duke ofruar tituj të rinj, autorë dhe aktivitete profesionale që e afrojnë librin më shumë me publikun.

Mexhiti vlerësoi se Panairi i Librit është një ngjarje që pasuron jetën kulturore në Shkup, duke hapur mundësi për njohje me ide të reja dhe duke forcuar lidhjen mes lexuesve dhe botës së librit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button