Taravari nuk ka qenë i ftuar në takimin e djeshëm Kovaçevski-Ahmeti-Zaev

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim të shkurtër për TV21 tha se nuk ka qenë i ftuar në takimin e djeshëm mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe ish kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Taravari nuk ka dashur ta komentojë takimin fare edhe pse i pyetur nga mediat.

Ky takim vjen në një kohë kur po përgatiten koalicionet parazgjedhore dhe përveç bllokut opozitar, asnjë parti nuk ka njoftuar mbi partnerët eventual parazgjedhor, dhe pyetja për pjesëmarrje në takim vjen për shkak se Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Qeverisë bashkë me LSDM-në dhe BDI-në.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button