Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i shquar shqiptar Rexhep Qosja

Është ndarë nga jeta akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian.
Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, Një Dashuri dhe Shtatë Mëkate (2003), Nata është dita jonë (2007) Bijtë e askujt (2010), Sekretet e Zbuluara (2020) e shumë të tjerë.
Ai ishte Doktori i parë i Shkencave Filologjike në Kosovë, autor i antologjive dhe monografive të ndryshme shkencore, duke përfshirë një histori trevëllimëshe të letërsisë shqipe në periudhën Romantike.
Qosja ka shkruar libra që përshkruajnë historinë e popullit shqiptar në Ballkan dhe ka spikatur si figurë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Kosovës të vitit 1999.



