Ambasadori Bajrami emërohet kryenegociator në dialogun me Serbinë

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, është emëruar kryenegociator në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Bajrami në këtë pozitë.
Krahas pozitës së re, Bajrami mbetet ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.



