Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Reformat zgjedhore mbeten prioritet i Qeverisë

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka informuar se në Qeveri ka zhvilluar takim me drejtuesit e KSHZ-së, ku është diskutuar për Propozim-Ndyrshimet në Kodin Zgjedhor.
“Në Qeveri zhvilluam një takim me kryetarin e KSHZ-së, Bojan Mariçiq, dhe nënkryetarin Abdush Demiri, ku diskutuam për Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat KSHZ-ja,i ka dorëzuar në Kuvend dhe në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe për rëndësinë e miratimit të tyre në kuadër të agjendës reformuese dhe zbatimit të reformave zgjedhore.
Në takim u theksua se raporti i fundit i OSBE/ODIHR vlerëson pozitivisht organizimin e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, duke evidentuar përparim në proceset demokratike.
Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar në realizimin e reformave sipas dinamikës së paraparë, me qëllim forcimin e standardeve demokratike dhe sigurimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta”, ka deklaruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button