Forcat izraelite sulmojnë një funeral në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite kanë sulmuar pjesëmarrësit në një funeral në fshatin al-Mughayyir në Bregun Perëndimor të pushtuar, raportojnë mediat palestineze.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, duke cituar burime lokale, forcat izraelite kanë përdorur municion të vërtetë, granata trullosëse dhe gaz lotsjellës ndaj kortezhit funeral për një adoleshent palestinez dhe një burrë palestinez, të cilët u vranë gjatë një sulmi të kolonëve ndaj një shkolle në fshat të martën.
Wafa njofton se ata u varrosën më pas në varrezat e fshatit, pas faljes së namazit të xhenazes në xhaminë lokale. /Al Jazeera/



