Kërcënim me pistoletë pas një zënke para një lokali në Saraj

Një konflikt verbal mesditën e djeshme në Saraj të Shkupit ka rrezikuar të përfundojë në tragjedi, pasi një person ka nxjerrë armën e zjarrit gjatë një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2026, rreth orës 13:48, përpara një objekti hotelier, ku pas një debati të ashpër, personi me iniciale M.M., 43 vjeç nga fshati Saraj, është bërë shënjestër e kërcënimeve serioze.

Sipas denoncimit të bërë në mbrëmje në SPB Shkup, viktima ka deklaruar se pas një zënke paraprake, personat Sh.S. dhe M.S. i kanë drejtuar kërcënime, ndërsa situata është përshkallëzuar kur Sh.S. ka drejtuar pistoletën në drejtim të tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se janë njoftuar për rastin dhe se aktualisht po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme policore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e incidentit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button