Saliu: Për dy dekada BDI ishte e zënë me veten, jo me hallet e shqiptarëve

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj opozitës shqiptare duke kritikuar ashpër qeverisjen e kaluar të BDI-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Saliu shprehet se BDI pas dy dekadash në pushtet vetëm tani po flet për problemet e shqiptarëve, ndërsa gjatë kohës sa ishte në qeveri, sipas saj, ishte e përqendruar në interesa të tjera.

“Sa keq më vjen për BDI, pas dy dekadave e kuptuan se çfarë halle kanë shqiptarët, se sa ishin në qeverisje ishin shumë të zënë duke luajtur futboll… e duke pa terezin e tyre… veç kanë vulosur e nënshkruar dokumente pa i parë se ç’shkruhet. Shumë gjynah sinqerisht…. Zot, vetëdijësoji t’i kuptojn të bërat e tyre!”, ka shkruar deputetja Saliu.

Ajo në reagimin e saj shpreh gjithashtu keqardhje për, siç thotë, mënyrën se si është qeverisur për vite me radhë, duke kërkuar ndërgjegjësim për veprimet e bëra në të kaluarën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button