Siljanovska-Davkova nga Antalia: Bota përballet me rrezik në rritje nga autoritarizmi dhe kriza e lidershipit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë pjesë në Forumin e 5-të Diplomatik në Antalia, ku ka mbajtur fjalim në panelin e liderëve me temë “Hartimi i së ardhmes, menaxhimi i pasigurive”.
Në fjalën e saj, ajo ka paralajmëruar për rritjen e tendencave autoritare dhe proceset e remilitarizimit, duke theksuar gjithashtu krizën serioze të lidershipit politik në nivel global.
“Paralajmërova për rrezikun në rritje nga tendencat autoritare dhe remilitarizimi, si dhe për krizën serioze të lidershipit politik,” ka deklaruar Siljanovska-Davkova.
Ajo nënvizoi nevojën për një qasje më të përgjegjshme në politikën ndërkombëtare, duke shtuar se “më shumë se kurrë, botës i duhen liderë të përgjegjshëm, paralajmërim i hershëm i rreziqeve dhe diplomaci parandaluese, në vend të asaj reaktive.”



