Rënie e lindjeve në Kosovë, 13.3% më pak në shkurt sesa në janar 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar statistikat lidhur me numrin e lindjeve në Kosovë.

Referuar të dhënave nga ASK në muajin shkurt 2026 janë regjistruar 2 002 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 030 lindje janë meshkuj dhe 972 lindje janë femra.

Sipas ASK-së, në muajin shkurt 2026 ka rënie të numrit të lindjeve rreth (13,3%) krahasuar me muajin janar 2026 ku ishin 2 308 lindje. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button