LEN takon kongresmenin Jim Himes nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së

Liderët e partive nga blloku opozitar shqiptar kanë realizuar takim në Uashington me Kongresmenin Jim Himes, Bashkëkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pjesë e Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare. Siç kanë shkruar në rrjetet sociale nga LEN “Miqësia shqiptaro-amerikane e cila jep një kontribut të veçantë në jetën politike të rajonit, duhet thelluar edhe më tej. Me Kongresmenin Himes ndamë qëndrimin e njëjtë për nevojën e demokratizimit të mëtutjeshëm të vendit si dhe për rëndësinë jetike të integrimit të vendit në BE si alternativa e vetme për rajonin. Me këtë rast paraqitëm shqetësimin tonë për përmasat e rrezikshme të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, problem ky i cili po shndërrohet në pengesën kryesore për hapërimin e vendit drejt integrimit në familjen evropiane, gjë që dëshmohet edhe me futjen në listë të eksponentëve nga jeta politike e Maqedonisë së Veriut”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button