MPB me detaje për sulmin me armë në varrezat “Butel”

Janë arrestuar tre personat që dje në varrezat e Butelit sulmuan dhe plagosën dy punonjës të NP “Butel”, njoftuan sot në mëngjes nga policia.
“Më 07.04.2026 në orën 13:40 dhe 19:10, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave Butel, kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), punonjës të NP “Butel”, duke përdorur armë, pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (bokser dhe thikë)”, njoftuan nga MPB.
E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohri”. Sipas denoncimit, punonjësit i kanë vërejtur personat pranë një varri dhe, pasi i kanë njohur më herët si autorë të veprave penale “vjedhje të rënda”, i kanë paralajmëruar se do të thërrisnin policinë, pas çka janë sulmuar, sqarojnë nga policia.
Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.



