Durmishi: Dialogu strategjik me SHBA-të, fokus në investime, digjitalizim dhe energjetikë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se në Uashington është zhvilluar një takim në kuadër të Dialogut strategjik mes United States dhe North Macedonia, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë investimet, digjitalizimi dhe energjetika si shtylla të zhvillimit ekonomik.

“Sot, në Uashington, mbajtëm takim për Dialogun strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, i cili paraqet platformë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit dypalësh me theks të veçantë në investimet, digjitalizimin dhe energjetikën si nxitës të zhvillimit ekonomik”, deklaroi Durmishi.

Ai theksoi se në kuadër të dialogut janë trajtuar tema kyçe që lidhen me tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e transformimit digjital të institucioneve dhe biznesit.

“Në kuadër të dialogut, u hapën temat kryesore që lidhen me tërheqjen e investimeve të huaja, nxitjen e inovacioneve dhe përshpejtimin e transformimit digjital të institucioneve dhe sektorit të biznesit”, u shpreh ministri.

Sipas tij, qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar fuqimisht në krijimin e klimës së favorshme të biznesit, mbështetjen e ekonomisë digjitale dhe realizimin e investimeve që do të sjellin vende të reja pune, rritje më të lartë ekonomike dhe cilësi më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”, theksoi Durmishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button