Sali: Etnia, sipas Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të identifikohet përmes letërnjoftimit të kandidatit!

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë në emisionin INTERVISTA E DITËS në Alsat-M.

Sali i pyetur rreth identifikimit të etnisë së kandidatëve që do të duhet të punësohen, sipas Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ka theksuar se kjo gjë do të bëhet nëpërmjet letërnjoftimit.

“Kjo ka qenë edhe njëra nga sugjerimet e Komisionit të Venecias. Në të cilin thuhet se sugjeron që të ketë mekanizëm me të cilin te kandidati duhet që njëherë të identifikohet etnia e tij që të mos mundet pastaj të ndryshoj etninë e tij në bazë të konkursit. Mekanizmi më i sigurt është në bazë të letërnjoftimit të cilin e posedon kandidati, për arsye se në gjuhën në të cilën e ka marrë letërnjoftimin konsiderohet se ai është edhe i asaj përkatësie etnike”, ka deklaruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button