Murtezani nga Uashingtoni: Filloi Dialogu Strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se në Washington ka nisur Dialogu Strategjik ndërmjet North Macedonia dhe United States, ku u diskutuan prioritetet kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Murtezani theksoi se në takimet e zhvilluara është biseduar për çështje kyçe që lidhen me sigurinë, ekonominë, energjetikën dhe sfidat e ardhshme.

“Sot në Washington, filluam Dialogun Strategjik në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam hapur për prioritetet thelbësore – sigurinë, ekonominë, energjetikën dhe sfidat e ardhshme”, deklaroi Murtezani.

Ai shtoi se ky format bashkëpunimi synon të sjellë rezultate konkrete dhe të forcojë partneritetin mes dy vendeve.

“Ky format do të thotë një gjë: partneritet i cili nuk është deklarativ, por funksional dhe i orientuar ndaj rezultateve. Partneritetin strategjik me SHBA-në e ndërtojmë përmes hapave konkretë dhe rezultateve”, theksoi Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button