Dizeli rritet sërish, benzina ulet për gjysëm denari

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.

Sipas vendimit, çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 do të jetë 83,50 denarë për litër, duke shënuar një ulje prej 0,50 denarë. Ndërkohë, benzina Eurosuper BS-98 mbetet e pandryshuar dhe do të shitet për 85,50 denarë për litër.

Nga ana tjetër, Eurodizeli shtrenjtohet për 2,50 denarë dhe do të arrijë në 98,00 denarë për litër. Rritje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili shtrenjtohet për 3,00 denarë dhe do të kushtojë 95,50 denarë për litër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button