Mbrojtja e Thaçit kërkon pafajësi dhe lirim të menjëhershëm nga Gjykata Speciale

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka dorëzuar dosjen përfundimtare në Gjykatën Speciale, ku kërkon shpalljen e tij të pafajshëm dhe lirimin e menjëhershëm.

Mbrojtja argumenton se dënimi maksimal i zbatueshëm sipas ligjeve të Kosovës për periudhën 1998-1999 është 15 vjet dhe thekson bashkëpunimin dhe sjelljen shembullore të Thaçit gjatë procesit gjyqësor.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të lidhura nga Kushtetuta. Neni 33(2) i Kushtetutës përcakton: “Asnjë dënim për një vepër penale nuk duhet të tejkalojë dënimin e paraparë me ligj në kohën kur është kryer vepra penale.” Neni 33(4) përcakton: “Dënimet shqiptohen në përputhje me ligjin në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale, përveç nëse dënimet në një ligj të mëvonshëm të zbatueshëm janë më të favorshme për kryerësin.” Është e panevojshme të thuhet se, në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button