Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në mbledhjen komemorative për arsimtarin Hazbi Topojani

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali mori pjesë sot në mbledhjen komemorative të mbajtur në Komunën e Çairit për arsimtarin Hazbi Topojani, i cili ndërroi jetë papritur disa ditë më parë.

Me këtë rast, Sali u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe të pranishmëve, duke vlerësuar kontributin e të ndjerit në arsim dhe në formimin e brezave.

“Humbje të tilla në shoqëri lënë boshllëk të madh, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që kanë kontribuar në edukimin dhe formimin e brezave të tërë. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë”, ka thënë Sali.

Ai theksoi se figura të tilla lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqëri dhe mbeten frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button