Sulmi iranian dëmton radarin amerikan në Arabinë Saudite, konfirmojnë pamjet satelitore

Pamjet satelitore konfirmojnë se një sulm iranian ka dëmtuar një radar kyç amerikan AN/TPY-2 në bazën ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite më 1 mars, njofton CNN.
Radari, që është kritik për sistemin amerikan të mbrojtjes raketore THAAD, paraqet shenja të dukshme djegieje dhe dëmtime strukturore.
Vetëm antena e këtij radari vlerësohet rreth 136 milionë dollarë.
Nga sulmi është vrarë një ushtar amerikan.



