Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në Krime, duke lënë të vdekur 29 persona në bord, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e Rusisë për mediat shtetërore.

Mbetjet e avionit An-26 u gjetën pasi avioni humbi kontaktin me autoritetet gjatë një “fluturimi rutinë”, ka thënë ministria për agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe Ria-Novosti.

Problemet teknike duket se kanë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit në një shkëmb, me gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë në bord, u citua të thoshte ministria. Nuk ka raporte për të mbijetuar.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Ministria ka raportuar se nuk kishte dëmtime të jashtme në aeroplan, duke nënkuptuar se raketat, dronët ose zogjtë nuk dyshohen se kanë shkaktuar rrëzimin.

An-26 është një avion i epokës sovjetike që përdoret kryesisht në kapacitete ushtarake për të transportuar ngarkesa të rënda dhe numër më të vogël pasagjerësh në një distancë të shkurtër deri të mesme. Prodhohet nga kompania ukrainase e hapësirës ajrore Antonov.

Avionët janë përdorur që nga fundi i viteve 1960, por janë përfshirë në disa aksidente vdekjeprurëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button