Takim Sali–Hoxha për projektet IPA dhe integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ku në fokus kanë qenë projektet IPA në sektorin e mjedisit dhe zbatimi i tyre në kuadër të integrimit evropian.

Sali theksoi se këto projekte janë të lidhura drejtpërdrejt me prioritetet e Agjendës së Reformave dhe me obligimet që vendi ka në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Këto projekte janë të lidhura drejtpërdrejt me prioritetet e Agjendës së Reformave dhe obligimet tona në procesin e integrimit në BE”.

Ai nënvizoi se sfida kryesore nuk qëndron te sigurimi i fondeve, por te realizimi efektiv i tyre, duke theksuar nevojën për përmirësim të kapaciteteve dhe koordinimit institucional.

“Sfida nuk është te sigurimi i fondeve – por te realizimi i tyre”.

Sipas tij, fokusi i institucioneve do të jetë në forcimin e kapaciteteve administrative, përmirësimin e menaxhimit të projekteve, procedura më efikase të prokurimit publik dhe një koordinim më të fortë ndërinstitucional, me qëllim që fondet e BE-së të përkthehen në rezultate konkrete për qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button