Ngrihet kallëzim penal për “fajde” ndaj një gruaje nga Strumica

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal kundër 53-vjeçares J.T. nga Strumica, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “fajde”.

Në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025, e dyshuara ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të disa personave nga Strumica, duke u dhënë para hua dhe duke marrë për vete kamata joproporcionale shumë të larta, me çka ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Një person mashkull në disa raste ka marrë para hua prej saj, por pasi nuk ka mundur të paguajë kamatën, e dyshuara ka filluar ta kërcënojë me jetë atë dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë.

Më 26.02.2026, e dyshuara ka rënë dakord të takohej me të dëmtuarin pranë shtëpisë së saj, ku zyrtarë policorë nga SPB Strumicë tek J.T. kanë gjetur një bankënotë prej 100 eurosh, e cila më parë ishte përpunuar në mënyrë kriminalistiko-teknike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button