Irani konfirmon vrasjen e komandantit të saj në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit

Irani konfirmoi sot se komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Alireza Tangsiri u vra në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit, tha agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu.

Të enjten, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se Tangsiri ishte vrarë në një sulm ajror së bashku me të gjithë zyrtarët e lartë të komandës së Marinës në qytetin jugor të Bandar Abbas-it, sipas mediave lokale, duke thënë se komandanti iranian ishte përgjegjës për mbylljen e Ngushticës strategjike të Hormuzit.

Po atë ditë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi vrasjen e Tangsirit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button