Incident në Detin e Zi, sulmohet nga droni cisterna turke! Transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se një anije cisternë e naftës bruto me 27 anëtarë ekuipazhi turq në bord është shënjestruar nga një dron në Detin e Zi.

Sulmi ndaj M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare nga Ngushtica e Bosforit, sipas raportimeve paraprake.

Sipas raportimeve nga mediat shtetërore, anija ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk me rreth 1 milion fuçi naftë të papërpunuar ruse Urals nga Novorossiysk. Ndërkohë, anija Altura është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara.
Sakq, nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button