Zbulohet në kufirin Bullgari-Rumani një fabrikë shtypi eurosh të falsifikuara

Policia e Bullgarisë dhe Rumanisë kanë zbuluar një fabrikë për shtypjen e eurove të falsifikuara, gjatë një operacioni të përbashkët.
Duke njoftuar zbulimin të martën, autoritetet kanë thënë se vendi u gjet në Rumani pranë kufirit bullgar.
Hetimi filloi në Bullgari të hënën, duke çuar në disa arrestime dhe sekuestrimin e mbi 1.2 milion euro në kartëmonedha të falsifikuara dhe një kilogram kokainë.
Kryetari i dyshuar i bandës është ndaluar në Rumani, duke e çuar totalin e arrestimeve në pesë – dy bullgarë, dy rumunë dhe një italian.
Autoritetet kryen 11 kontrolle në automjete dhe shtëpi gjatë operacionit.
Ata besojnë se paratë e sekuestruara janë grupi i parë i prodhuar nga struktura.
Para opeacionit, vetëm dy kartëmonedha të tilla të falsifikuara ishin zbuluar në Bullgari.
Prokurorët po përgatisin akuza dhe gjykatat do të vendosin për masat e paraburgimit.



